Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka bërë të ditur sot se në Shqipëri po qëndrojnë 351 shtetas nga Ukraina.
Pas një takim me Ambasadorin e Ukrainës në Tiranë, Volodymyr Shkurov, Çuçi tha se Shqipëria garanton mbështetje për shtetasit e Ukrainës që kanë ardhur në vendin tonë apo që mund të mbërrijnë në të ardhmen për shkak të luftës.
“Aktualisht në Shqipëri po qëndrojnë 351 shtetas nga Ukraina, të cilët do të trajtohen me mbrojtje të përkohshme sipas kuadrit të plotë ligjor që ne kemi për azilin duke u vlerësuar rast pas rasti sipas nevojës”, ka shtuar Çuçi./arbresh.info/
Hamza: Programi ynë ka në fokus fuqizimin real të grave, më ...
Aktakuzë me propozim për gjykim në mungesë ndaj pesë pjesëta...
Dita e dytë e protestës në Tiranë për Zvërnecin, mijëra qyte...
Vendimi i Iranit për të ndërprerë negociatat me SHBA, tregje...
Protestat për Zvërnecin/ Rama flet nga Berati: S’po dëmtohet...
Shitjet e fanellave të Gabrielit, rriten 350% pas humbjes së...