Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka publikuar një paralajmërim global të rëndësishëm për të gjithë shtetasit amerikanë, në lidhje me situatën e tensionuar në Lindjen e Mesme.
Në njoftim thuhet se konflikti në zhvillim midis Izraelit dhe Iranit ka shkaktuar ndërprerje të udhëtimeve dhe mbyllje të herëpashershme të hapësirës ajrore në rajon. Për më tepër, ekziston rreziku i protestave kundër qytetarëve dhe interesave të SHBA-së në vende të ndryshme të botës.
“Paralajmërim global: Konflikti midis Izraelit dhe Iranit ka shkaktuar ndërprerje të udhëtimeve dhe mbyllje periodike të hapësirës ajrore në të gjithë Lindjen e Mesme. Ekziston mundësia për protesta kundër qytetarëve dhe interesave të Shteteve të Bashkuara jashtë vendit,” thuhet në deklaratën e Ambasadës së SHBA në Tiranë.
Departamenti Amerikan i Shtetit u bën thirrje të gjithë shtetasve amerikanë që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë udhëtimeve ndërkombëtare dhe të informohen para çdo lëvizjeje.
“Ju lutemi lexoni me kujdes ‘Travel Advisory’, informacionet për vendin dhe çdo alarm sigurie të fundit përpara se të planifikoni një udhëtim në: travel.state.gov/destination”, përfundon njoftimi zyrtar.
Jakaj: Mbi 40% e seancave të Kuvendit ishin të jashtëzakonsh...
Banka Europiane e Investimeve financim 20 mln euro për bizne...
PSD mban aksion simbolik para Kuvendit të Kosovës
Partitë dhe IKD në debat rreth punës së legjislaturës së 10-...
PSD: Qëllimi ynë është të kalojmë pragun zgjedhor
Lajm i mirë për Barcelonën, gjiganti evropian tërhiqet nga g...