Një konflikt me armë zjarri është verifikuar këtë të premte në një lokal në fshatin Bradashesh të Elbasanit, ku si pasojë disa persona kanë mbetur të plagosur.
Autoritetet policore njoftojnë se nga konflikti 3 persona kanë marrë plagë në trup, 2 prej të cilëve me armë zjarri dhe njëri me sende të forta.
Ata janë identifikuar me inicialet K.Gj, A.Gj dhe H.C dhe janë dërguar në spitalin rajonal të Elbasanit për të marrë ndihmën e duhur. Mësohet se të tre ata janë jashtë rrezikut për jetën.
Nga hetimet e para dyshohet që konflikti të ketë lindur mes shtetasve H.C dhe A.Gj, i cili bashë me familjarin e tij rezulton rezident në Angli.
Autoritetet njoftojnë se po kryejnë hetime për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, të cilat aktualisht janë fokusuar tek mbledhja e dëshmive dhe provave materiale.
E konfirmuar: Trepça e pret Vushtrrinë në Mitrovicë, pritet ...
Bedri Hamza e mirëpret Aida Dërgutin në PDK
Franca përgatit ndihmë financiare për linjat ajrore pas rrit...
Vlahovic i vetëofrohet Barcelonës
Kurti nderon Bahri Fazliun: Figurë e rrallë që bashkoi pushk...
Kane e barazoi një rekord të Ronaldos në Ligën e Kampionëve