Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ka konfirmuar sot rastin e parë në vend të Murtajës së Ruminantëve të Vegjël (PPR), një sëmundje infektive që prek delet dhe dhitë. Rasti është zbuluar në një fermë të mbarështimit të dhive në njësinë administrative Postribë, qarku Shkodër.
Mostrat e marra nga Shërbimi Veterinar janë analizuar në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, i cili ka konfirmuar praninë e virusit.
Menjëherë pas konfirmimit, janë zbatuar masat e përcaktuara në Planin Kombëtar të Kontigjencës për PPR, me qëllim izolimin, kontrollin dhe menaxhimin e situatës në terren.
Autoritetet u bëjnë thirrje të gjithë mbarështuesve të kafshëve të imta që të respektojnë masat parandaluese, të shmangin lëvizjen e kafshëve dhe të njoftojnë menjëherë Shërbimin Veterinar nëse konstatojnë simptoma si temperaturë, rrjedhje nga hunda, inflamacion i syve, diarre apo ngordhje të papritura.
Është vënë në dispozicion edhe numri i gjelbër falas 0800 3366 për raportime.
Theksohet se kjo sëmundje nuk transmetohet tek njerëzit dhe nuk përbën rrezik për shëndetin publik.
Autoritetet premtojnë ndjekje të rreptë të situatës dhe informim të vazhdueshëm për qytetarët.
Mbi 1 mijë e 300 biznese u shuan gjatë vitit 2025, dominon m...
“Askush mbi klubin”, Luis Enrique me nervozizëm i vendos vij...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Ministri kroat: Bashkëpunimi Kroaci–Shqipëri–Kosovë s’e rrez...
IKSHPK: Mos harroni vaksinimin para udhëtimit jashtë vendit
Kurti takohet me Plenkoviq në Konferencën e Sigurisë në Myni...