Konfirmohen pozitivë me koronavirus tre punonjës në Urgjencën Qëndrore në QSUT.
Burimet bëjnë me dije se një nga të infektuarit është punonjës i recepsionit.
Sipas të njëjtave burime, dyshohet se ka të infektuar edhe në Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor(FSDKSH).
42 raste të reja me koronavirus janë identifikuar përgjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.
Gjatë përditësimit të të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, u bë e ditur se kjo dite ka pasur rastet me të larta që nga shpallja e pandemisë. Në total numri i personave të prekur nga COVID-19 ka shkuar në 1341.
Specialistja e Institutit të Shëndetit Publik, Marjeta Dervishi deklaroi se edhe numri i pacientëve të shtruar dhe atyre në terapi intensive është rritur. Ndërkohë që harta e kuqe është shtrirë kryesisht më shumë në Tiranë.
Kujtojmë se deri më tani janë regjistruar 34 viktima në vendin tonë nga virusi i COVID-19.
Rrahu e kërcënoi nxënësit e shkollës fillore në Kamëz, shpal...
Galatasaray eliminon Juventusin në një ndeshje dramatike
Trump telefonatë me Zelensky/ Diskutime për takimin e ardhsh...
Vengu: Shqipëria drejt përfshirjes në Forcën e Stabilizimit ...
BE: Asnjë rrezik për mungesë nafte në Hungari dhe Sllovaki
Çitaku kundër kandidaturës së Osmanit: S’i trajtoi barabarte...