Gent Ibrahimi, kreu i KLP-së, ka lexuar emrat e 15 prokurorëve kandidatë që kanë kaluar fazat përzgjedhëse dhe konsiderohen favoritë për t’u bërë pjesë e SPAK.
Përveç përzgjedhjes nga KLP, këta kandidatë duhet të kenë kaluar edhe procesin e vetting-ut për të patur mundësinë që t’i bashkohen strukturës që do të hetojë zyrtarët e lartë shtetëror, si dhe bandat e krimit të organizuar.
Në mbledhjen e KLP që zgjati rreth një orë, relatori Sandër Beci ka prezantuar të gjithë punën voluminoze në përzgjedhjen e prokurorëve.
Gazetarja Anila Hoxha sqaroi se me 8 deri në 10 pikë do të përcaktohen prokurorët me kualifikim të lartë për në SPAK. 5-7 pikë atë me kualifikim të mesëm, si dhe ata me kualifikim të ulët.
“Sapo të jepen pikët, kandidatët që do të përcaktohen me kualifikim të lartë dhe kanë kaluar vetting-un do të bëhen menjëherë pjesë e SPAK, ndërsa ata që nuk e kanë kaluar vetting-un do të pritet përfundimi i procesit”, raportoi Hoxha.
15 kandidatët për SPAK
Altin Dumani
Anton Martini
Elisabeta Imeraj
Arben Kraja
Manjola Kajana
Enkelejda Millona
Doroleza Musabelliu
Klodian Braho
Ened Nakuçi
Edvin Kondili
Besnik Muçi
Ndini Tavani
Behar Dibra
Elida Kaçini
Anita Jella
Top Channel
Sulmi kibernetik lë jashtë funksionit shërbimin postar të Fr...
Besa Famgas, kampione vjeshtore në Superligën e Kosovës
Rusia përshkallëzon sulmet ndaj rajonit kyç të Ukrainës, Ode...
Neymar operohet me sukses, synimi i tij i vetëm është pjesëm...
Aksident me vdekje në Tepelenë-Memaliaj, humb jetën 45-vjeça...
Durmishi: Rrugët në brezin kufitar po rrisin sigurinë dhe zh...