Vetëm në një prej pularive në Xhafzotaj të Durrësit, kanë ngordhur rreth 120 mijë pula. Përfaqësues të kompanisë po largojnë nga mjediset shpendët e ngordhura si pasojë e gripit H5N8.
Administratori i saj, Artan Luku, thotë se pritet të asgësohen edhe shpendët e tjera që janë gjallë dhe mund të jenë prekur nga virusi.
“Pritet që në mënyrë immediate Ministria e Bujqësisë dhe autoritetet përkatëse të japin urdhra për eleminimin e atyre krerëve që janë gjallë. Ne po i marrim krerët e gjallë sepse nuk kemi si i menaxhojmë. Nëse do t’i hiqnim spinën, nuk kemi si i menaxhojmë. Tani më të rrezikshëm janë krerët e gjallë se sa ato që kanë ngordhur. Vetë procesi biologjik është i tillë që rrezikshmëria është më e lartë te krerët e gjallë që sëmundja mund të përhapet”.
Për të mbrojtur konsumatorët, kompania ka tërhequr edhe produktet nga tregu.
“Për produktet e vezës që del nga Xhafzotaj, e ka tërhequr edhe atë që ka shpërndarë gjatë këtyre ditëve, sot do ia dorëzojmë AKU-së. Aktualisht, ne tregtjmë vezë vetëm nga kompleksi që kemi në zonën e Vlorës”.
Ndërkohë prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për ngordhjen e shpendëve në disa pulari të qytetit bregdetar. Organi kërkon informacion se kur është konstatuar rasti i parë i virusit dhe a janë vënë në dijeni institucionet përkatëse menjëherë pas kësaj situate./KlanNews/
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...