Pas një ndërprerjeje disa mujore, Komisioni që heton Presidentin Ilir Meta për shkelje të Kushtetutës, po i rikthehet çështjes sërish, tanimë jo vetëm me pretendimet e mazhorancës kundër tij.
Afati i komisionit nuk premton shumë kohë, ndaj të hënën mbledhja e do të përqendrohet tek Opinioni i Komisionit të Venecias mbi emërimet e vitit të shkuar të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, që vazhdon të jetë jo funksionale.
Ky opinion, që e kërkoi institucioni i Kuvendit, i ka dhënë të drejtë Presidentit Meta në përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, dhe pezullimin e betimit të Arta Vorpsit dhe zgjedhjen e Marisa Xhaferllari, edhe pse nuk kishte renditjen më të mirë nga KED.
Në këto kushte, të një vlerësimi të tillë nga Komisioni i Venecias, mbetet të shikohet vendimi i mazhorancës, që në fakt ka dhënë sinjale tërheqjeje nga qëllimi i saj për të nxjerr Metën nga Presidenca përpara datës 24 korrik 2022.
Balla deklaroi në qershor: ”Shkarkimi i Presidentit nuk ka qenë qëllim në vetvete.”
Komisioni hetimor ka afat deri më datën 31 të këtij muaji për të dhënë vendimin për Presidentin Meta, që u vu nën hetim nga mazhoranca fillimisht për zhdekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...