Edhe pse opozita nuk është ulur ende këtë sesion parlamentar në karriget e komisionit të Ekonomisë, nuk munguan debatet mes vetë deputetëve të mazhorancës gjatë diskutimit të ligjit të për tatimin mbi të ardhurat.
Socialistët kërkuan që qeveria të bëjë 0 tatimin për pagat deri në 40 mijë lekë, në kohën që sot pa taksa është niveli deri në 30 mijë lekë.
Por ministri i Financave tha se nuk është dakord me këtë propozim, duke e quajtur gabim fiskal.
Megjithatë deputetët e komisionit të ekonomisë insistuan pasi sipas tyre do të përfitojnë 70 mijë të punësuar me paga të ulëta. Tonet u ashpërsuan deri aty, sa vetë socialistët akuzuan se gabim apo favorizim fiskal është ulja e tatimit mbi dividentin.
Shifra e tatimit të pashpërndarë të biznesit, i cili njihet ndryshe me fjalën divident, gjatë 3 viteve të fundit ka arritur sa 2/3 e buxhetit të shtetit, 393 miliardë Lekë.
Deputetët e komisionit të ekonomisë kundërshtuan edhe logjikën që tatimi për dividentin e akumuluar në vitet kur taksa ishte 15%, të tatohet vitin e ardhshëm me 8%, pasi merr ngjyrat e një amnistie fiskale, ndërsa propozuan që ky tatim të bëhet 0 për kapitalin që riinvestohet. Këto kërkesa tashmë do të marrin përgjigje në seancën plenare, kur paketa fiskale të votohet nen për nen./klan
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë