Komisioni hetimor për shkarkimin e kreut të shtetit i ka bërë ftesë Ilir Metës që në datën 18 Maj të paraqitet për të dëgjuar argumentet e tij sa i takon akuzat e maxhorancës që pretendon se ai ka kryer shkelje të rënda kushtetuese gjatë fushatës zgjedhore.
“Datë mund të jetë fleksible, por duke pasur parasysh afatin e kufizuar, fleksibiliteti do të jetë i kufizuar”.
Komisioni i ka dërguar kërkesa institucioneve si shërbimeve inteligjente, Policisë së Shtetit lidhur me lëvizjen e kreut të shtetit, prokurorisë dhe SPAK-ut si dhe AMA-s që t’iu vendos në dispozicion deklaratat e Metës.
Nisur nga eksperienca personale, Spartak Braho që ishte pjese e ekspertëve që përgatitën dosjen e mbrojtjes së Ilir Metës për akuzat e videos së bërë publike në 2011 nga Dritan Prifti, kërkon kujdes që mos të lihen vend për pretendime të ngjashme nga kreu i shtetit lidhur me deklaratat publike.
“Do të kërkoja që këto materiale të transkriptohen. Unë jam marrë me ekspertiza të tilla”.
Pas debate komisioni vendosi që për ekspertin që do të asistojë komisioni për hartimin e raportit që do t’i çohen Kuvendit për miratim, të vendoset në mbledhjen e ardhshme. Por nuk mungojnë dhe propozime që eksperti të jetë amerikan sepse në këtë shtet ka njohuri për nisma të tilla shkarkimi të kreut të shtetit.
“Do të preferonim që të ishte njohës i jurisprudencës amerikane, aty ka kazuse të freskëta dhe të ngjashme”./tvklan
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...