Komisioneri për zgjerim në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi ka zhvilluar një bisedë me kreun e PD, Lulzim Basha.
Oliver Varhelyi në twitter shkruan se me Bashën kanë rënë dakord që reformat duhet të vazhdojnë.
“Si pjesë të komunikimit të vazhdueshëm, fola sot me Lulzim Bashën për rëndësinë e arritjes së Shqipërisë në marrjen e dritës së gjelbër për bisedimet e pranimit. Ne kemi rënë dakord që reformat duhet të vazhdojnë. BE i qëndron pranë Shqipërisë në përpjekjet e rindërtimit dhe luftën kundër Coronavirus”, shkruan komisioneri Oliver Varhelyi.
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës