Kryetari i partisë ZGJIDHJA Koço Kokëdhima i ftuar në Ora News, në lidhje me zgjedhjen e kryeprokurorin e ri të përkohshëm tha se ai do të jetë politik.
Kokëdhima ka shtuar se ka qenë dhe janë PS e partitë e vjetra që kanë zgjedhur kryeprokurorin ndër vite dhe se kjo gjë vijon ende.
“Ka qenë PS dhe partitë politike e vjetra kanë vendosur kryeprokurorin. Kjo gjë është duke ndodhur edhe tani. Kryeprokurorin po e vendos politika dhe ndaj gjykimet do të jenë vetëm politike. Partitë politike janë ata që bëjnë drejtësinë dhe se nuk ka qenë në dorën e popullit shqiptar asnjëherë. Rama po përpiqet të kapë drejtësinë dhe do ta kapë atë”, tha Kokëdhima./Shekulli/
Nis finalja e madhe e Big Brother VIP 5, spektakël me 500 dr...
Po zhvillonin gara, policia gjobitë ashpër dy të rinj në Fer...
Papa: Nuk është në interesin tim të debatoj me Trump
Kosova në disavantazh pas pjesës së parë ndaj Bullgarisë
Përleshje mes tre personave në Ferizaj, policia sekuestron n...
Ngjarje e rëndë në Itali – Shqiptari vret ish-gruan, partner...