Për Petro Koçin, i ftuar në emisionin “Open” nga Eni Vasili këtë të hënë, zgjidhja e vetme për krizën politike në vend është ulja në tryezën e dialogut, sipas thirrjes së ndërkombëtarëve, duke theksuar sipas tij se thirrja i drejtohet Partisë Demokratike, pasi qeveria ka qenë gjithnjë e gatshme për dialog.
“Partia Demokratike është në një krizë të thellë, që nisi nga momenti kur opozita e bashkuar dogji mandatet”, tha Petro Koçi.
Reagimi i ndërkombëtarëve, sipas tij, është historik pasi për herë të parë përmenden krerët e opozitës Basha e Kryemadhi me emra, që të ndikojnë jo vetëm në eliminimin e akteve të dhunës, si ato që u panë dy ditë më parë, por edhe të bashkëpunojnë me autoritetet e drejtësisë për identifikimin e dhunuesve.
Por, ndaj Koçit u kundërpërgjigj disa herë Ervin Salianji, përmes lidhjes së drejtpërdrejtë, i cili tha se nëse krerët e opozitës do të kishin bërë thirrje për dhunë, gardhet te Kryeministria apo Kuvendi do të ishin thyer shumë shpejt. Duke qenë se “s’ka pasur nxitje për dhunë” nga ana e krerëve të opozitës, sipas tij, atëherë edhe reagimet e ndërkombëtarëve iu drejtohen policisë dhe qeverisë.
Por, Salianji nuk e pohoi nëse tërheqja gjatë protestës-marshim të kësaj të hëne ishte si rezultat i presionit dhe deklaratave të bashkëkoordinuara të Ambasadave të Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Italisë, apo edhe OSBE-së./tch/
Simeone sulmoi ashpër drejtorin sportiv të Arsenalit
Bellingham dhe Huijsen “ringjallen” në Real Madrid pas paraq...
Gjenden eshtra të dy personave në Mitrovicë të Jugut, dyshoh...
Nisin homazhet në nder të ish-kreut të Kuvendit të Shqipëris...
Tetë të vdekur dhe 36 të lënduar nga një zjarr në një qendër...
Përfundon aksioni në Agjencinë Kadastrale