Pas mbledhjes së Këshillit Politik, lideri i opozitës Lulzim Basha mblodhi në seli kryetarët e partive aleate.
Në takim ishin edhe përfaqësuesit e opozitës në Këshill dhe takimi u fokusua tek reforma zgjedhore. Mësohet se Basha i ka informuar aleatët për përpjekjet e opozitës për ruajtjen e modelit të koalicioneve si dhe për kontaktet me faktorin ndërkombëtar.
Por nga ana tjetër, opozita po përgatitet edhe për skenarin që mazhoranca i miraton ndryshimet në Kod, pa konsensusin e PD.
Prej javësh koalicioni opozitar po shqyrton se cila strategji maksimalizon votat; dalja me një listë unike apo grupimi i partive ne dy lista, një e udhëhequr nga Partia Demokratike dhe një tjetër e udhëhequr nga Lëvizja Socialiste për Integrim.
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës