Zona turistike e Bjeshkëve të Nemuna, që shtrihet në Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi do të kthehet në park turistik të përbashkët për të tre shtetet. Këtë e bëri të ditur ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi i cili theksoi se kjo do të ofronte më shumë zhvillim për turizmin e zonës së Alpeve shqiptare.
Zona turistike e Bjeshkëve të Nemuna, që shtrihet në Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi do të kthehet në park turistik të përbashkët për të tre shtetet. Këtë e bëri të ditur ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi gjatë një takimi me bazë trashëgiminë e pasur kulturore dhe mirëqenien e komuniteteve që jetojnë në zonat malore.
Ministri Klosi ndër të tjera theksoi se Alpet shqiptare vitet e fundit janë kthyer në një atraksion për turistët nga e gjithë bota, kjo edhe për shkak të vëmendjes së kushtuar infrastrukturës dhe akomodimit.
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit synon që me ndërtimin e hoteleve dhe bujtinave me standarde moderne në zonën e Alpeve shqiptare, siç është edhe pjesa e Bjeshkëve të Nemuna, në vitet në vijim do të disafishohet numri i turistëve nga gjithë bota./ABC News Albania
Shefi i EULEX-it viziton Zyrën e Kryeprokurorit, në fokus mb...
Nga sot hiqet detyrimi i paraqitjes 6-mujore për pensionistë...
Real Madrid me shumë mungesa ndaj Monacos
Begaj kërkon nga Moldavia rishqyrtimin e çështjes së njohjes...
Gjukiq: Vuçiq po e përfshin Serbinë në konflikte globale
Spanja shpall tre ditë zie kombëtare pas aksidentit hekurudh...