Kjo që shihni në foto është policja 23-vjeçare Peranxhela Shahini që i dha fund jetës në rrethana ende të paqarta duke u qëlluar në bark me armën e shërbimit në katin e dytë të banesës në Katund Sukth të Durrësit
Peranxhela, një vajzë brune dhe bukuroshe ishte motra e tretë e familjes me katër vajza, ndërsa të gjithë e njihnin për vajzë mjaft serioze dhe tejet të përmbajtur, raporton “BalkanWeb”.
E ereja nuk kishte probleme psikologjike dhe as sociale. “Ishte tip i fortë dhe i ftohtë, gati si çun”,- kanë thënë koleget për “BalkanWeb”.
Ngjarja fillimisht u raportua si aksident, por kur dy ambulanca shkuan në vendngjarje në dhomën ku shtrihej e pajetë Peranxhela ndodhej edhe mjeku i Sukthit, i cili ishte thirrur nga familjarët për t’i dhënë ndihmën e parë 23-vjeçares, por pa mundur të bëjë asgjë, e reja kishte vdekur në vend.

Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...