Policisë iu desh të çante murin për të gjetur të fshehura armët dhe municionet. Operacioni nga policia e komisariatit nr 2 u ndërmor në banesën e Sokol Sadikut , 49 vjeç, banues në Tiranë.
“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në murin e banesës së këtij shtetasi janë gjetur të fshehura armë zjarri e municion luftarak” informoi sot policia e Tiranës
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :
– armë zjarri e llojit “Pistoletë”, mod.54 me një krehër me 5 fishekë
– automatik
– 8 krehëra fishekësh
– 600 copë fishekë mod. 7.62
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës
Teherani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orës...
OKB pritet të votojë për një plan për hapjen e Ngushticës së...
Haziri: Abdixhiku takohet me Kurtin të hënën në mëngjes
Drita-Malisheva, derbi i kësaj jave në Superligë
Një anëtar shpëtohet pas rrëzimit të aeroplanit të SHBA-së n...