Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim pas takimit me kreun e SPAK Arben Kraja, theksoi se SHBA mbështet fuqishëm reformën në drejtësi dhe punën e SPAK për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe për të çuar para ligjit edhe zyrtarët e lidhur me krimin e organizuar.
“U takova sot me kreun e SPAK Arben Kraja për të përgëzuar prokurorët dhe hetuesit që kanë prodhuar më shumë rezultate reale në emër të publikut shqiptar. Rekordet në rritje të hetimeve, ndjekjeve penale dhe konfiskimeve të pasurive, tregojnë se askush nuk është mbi ligjin. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm reformën në drejtësi, duke përfshirë punën e SPAK për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, për të mbajtur përgjegjës zyrtarët e korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar, për të forcuar sundimin e ligjit në Shqipëri. Kjo është e nevojshme për të përmbushur kërkesat e Bashkimit Europian dhe për të përmbushur kërkesat e qytetarëve për drejtësi”, shkruan ambasadorja./arbresh.info/
1/2 Met today w/ @SPAK_Albania Chief @KrajaArben1 to congratulate prosecutors & investigators for producing more & more real results on behalf of the Albanian public. The growing record of investigations, prosecutions, confiscation of assets etc show that no one is above the law.
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) April 8, 2022
A funksionon vërtet vitamina C për trajtimin e ftohjeve?
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim