Analisti dhe shkrimtari Kim Mehmeti, në programin e tij ‘Këndi i Kimit’ në SYRI TV, tha se në Shqipëri, qeveria e Edi Ramës vazhdon të jetë në fushatë parazgjedhore, siç ka qenë që ditën e parë kur erdhi në pushtet.
“Kjo qeveri gjithmonë ka qenë në rolin e një opozite, gjithmonë ka qenë në fushatë parazgjedhore, gjithmonë kritikon qeverinë e shkuar dhe nuk tregon se çfarë ka bërë vetë. Asnjëherë nuk tregon se çfarë është duke bërë.
Në Shqipëri duket si punë e kryer humbja e PS dhe fitorja e opozitës. Edhe unë kështu besoj. Në fakt kundërshtari më i madh i kësaj qeverie është vetë kryeministri, që ka bërë kaq shumë budallaqe, sa edhe të mos kishte opozitë, do binte,” tha Mehmeti.
Sipas tij, Rama është tallur me popullin.
“Nuk i lejohet asnjë pushtetari të tallet me popullin e vet dhe ky kryeministër ka lënë përshtypjen sikur është në garë me popullin dhe ka dashur ta nënshtrojë atë.
Opozita arriti të tregojë fytyrën kriminale të kësaj qeveri. Arriti shumëçka në një vend ku regjimi ka median, propagandën, paratë, bandat kriminale. Kur ju bëni luftë, bëni luftë ndaj një mafie. Por opozita nuk arriti që pakënaqësinë e popullit ta nxjerrë në sipërfaqe,” tha Mehmeti.
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...
Shqipëria ndaloi 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani ...
Kurti: Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të...
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...
Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeve...