Sipas rezultateve të Exit Poll-it, Partia Socialiste e Edi Ramës ka marr 51.8%, ndërsa Partia Demokratike e Sali Berishës 38% në zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri.
Në bazë të rezultateve të publikuara nga Klan Kosovës dhe Albanian Post, në Qarkun e Tiranës, Partia Socialiste ka fituar 47.7 për qind, apo 20 mandate, kurse Partia Demokratike ka marrë 30.1 për qind apo 12 mandate.
Në Qarkun e Elbasanit, PS ka fituar bindshëm me 57 për qind apo nëntë mandate, teksa PD-ja ka marrë 35 për qind apo pesë mandate.
Fitore të thellë PS-ja ka shënuar edhe në Qarkun e Beratit me 54 për qind apo pesë mandate, kurse PD-ja 29 për qind apo dy mandate.
Në Qarkun Shkodër, PD-ja ka marrë 43.94 për qind apo pesë mandate, ndërsa PS-ja fitoi 36.39 për qind, apo katër mandate.
Partia Socialiste në Qarkun e Durrësit fitoi tetë mandate, dy më shumë se Partia Demokratike, teksa në Qarkun e Korçës PS e PD morën nga pesë mandate.
Në Qarkun Vlorë, PS triumfoi me mbi 51 për qind, ku ka marrë tetë mandate, teksa PD-ja mori katër, ndërsa në Qarkun Lezhë rezultati ishte i ngushtë, ku PD-ja fitoi katër mandate, ndërsa PS-ja tri.
E, në Kukës, Partia Demokratike shënoi rezultat të thellë, ku fitoi me 63.8 për qind ku fitoi dy mandate, ndërsa PS-ja mori 33.4 për qind, apo një mandate.
Kurse, në Gjirokastës, Partia Socialiste e Edi Ramës fitoi 59.2 për qind, apo tri mandate, ndërsa Partia Demokratike e Sali Berishës mori 36.4 për qind apo një mandat.
Në Dibër, rezultati ishte i ngushtë, ku PS fitoi me 47.5 për qind apo 3 mandate, ndërsa PD-ja mori dy mandate apo 46.9 për qind.
Ndërsa, në Fier PS-ja fitoi plot 10 mandate me 54.63 për qind, ndërsa PD-ja mori gjashtë mandate me 35.09 për qind.
Turisti gjerman ndihmohet në Valbonë, pasi u lëndua gjatë ek...
Flamuri i Serbisë shqyhet e digjet rrugëve të Tiranës
Antonini pjesë e festës së 211 vjetorit të Karabinierëve
Nuk u grumbullua ndaj Serbisë, Arbnor Muja iu dërgon një mes...
SHBA planifikon dhënien e 500 milionë dollarëve për fondacio...
Juliana Nura i bashkohet tifozëve kuqezi për ndeshjen Shqipë...