Nëse keni bërë plane për të shkuar në plazh këtë fundjavë, duhet t’i anuloni ato. Kjo pasi sipas parashikimeve të motit këtë fundjavë vendi ynë do të përfshihet nga një masë ajrore e freskët me origjinë ballkanike. Për pasojë të shtunën moti do të jetë i paqëndrueshëm,por vija bregdetare do të jetë kryesisht me diell.
Kështu dita e nesërme do të karakterizohet nga moti me vranësira dhe reshje shiu kryesisht në zona malore, dhe pjesërisht në zona të ulëta.
Ndërsa vija bregdetare do të jetë kryesisht me diell. Si pasojë e rrymave verilindore do të ketë një rënie të temperaturave. Pra në zonat malore vlerat e mesditës do të jenë 22 gradë. Ndërsa në vendet e ulëta dhe bregdet parashikohen të regjistrohen nga 26 dferi në 29 gradë Celcius.
Gradualisht javës tjetër pritet të ketë rritje të temperaturave pasi do të aktivizohen sërish masat ajrore të nxehta./sotnews
Vuçiq prezanton strategjinë “Serbia 2030”, përfshin Kosovën ...
Putini kërkon ndërprerje të menjëhershme të konfliktit në Ir...
Haradinaj uron 7 Marsin: Mësuesit janë shtylla e edukimit dh...
Zëdhënësi i Qeverisë: VV e kandidoi Konjufcën në fund të afa...
Vedat Muriqi rikthehet te goli, shënon në udhëtim te Osasuna
Shoqata për Kërkim dhe Shpëtim nis operacion në Bjeshkët e S...