Goditet një tjetër rast i mitëdhënies në Kavajë. I ofron ryshfet punonjësit të policisë rrugore për të shmangur masën administrative për shkeljet e konstatuara, arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit.
Më datë 23 janar 2017, në unazën e Kavajës, shërbimet e Policisë Rrugore, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Besmir Kanani, 29 vjeç, banues Kavajë. Ky shtetas është ndaluar nga shërbimet e Policisë Rrugore pasi është konstatuar duke bërë gara me shpejtësi me automjetin tip Volkswagen.
Pasi këtij shtetasi i është komunikuar shkelja e konstatuar, ka tentuar ti japë 3500 lekë të reja punonjësit të Policisë, për t’iu shmangur masës administrative. Materialet iu kaluan Prokurorisë Kavajë, për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës