Më 22 korrik, Partia Demokratike do të mbajë zgjedhjet e brendshme për të zgjedhur kryetarin e ri të saj përmes parimit një anëtar – një votë.
Kandidatët tashmë janë zyrtarizuar dhe ata janë pesë. Lideri demokrat Lulzim Basha do të ketë përballë në këtë garë ish-kreun e PD-së, Eduard Selami, ish-kreun e grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi, dhe dy anëtarët – Astrit Sinanaj e Erion Piciri.
Pas humbjes së PD-së në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, Basha deklaroi ngritjen e funksioneve të tij si kryetar, duke thënë se hyn barabartë në garën për zgjedhjet brenda partisë. Por, për Patozin, kjo garanci jepet vetëm nëse Basha do të ishte dorëhequr nga posti i drejtuesit, e duke mos pasur asnjë kontakt me selinë blu deri në mbajtjen e zgjedhjeve.
Deri më tani, Basha i delegoi drejtimin e partisë dy nënkryetarëve, Edmond Spaho dhe Edi Paloka, si dhe sekretarit të Përgjithshëm, Arben Ristani. Por edhe shpallja e 22 korrikut si datë për mbajtjen e zgjedhjeve në PD është quajtur shkelje e statusit pasi nuk ka marrë firmën e Ristanit po vetëm të dy nënkryetarëve. Sipas statusit, datën e zgjedhjeve duhet ta përcaktojë Kryesia.
“Prapa shpinës sime punohej me kandidatë të tjerë”, çka tha ...
Trump: Nëse Irani bllokon naftën, do ta godasim 20 herë më f...
Sa mund të rritet çmimi i naftës? Analiza e The Guardian: Ek...
Moti me diell sot në Shqipëri
Universiteti Publik “Kadri Zeka” shënon 13-vjetorin e themel...
Moti sot kryesisht me diell, temperaturat deri në 17°C