Tirana ishte nikoqire për herë të dytë e Konferencës së 28-të të Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të Kartës së Adriatikut (SH.B.A.-A5).
Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, bëri të ditur se temë kryesore e konferencës ishte mbrojtja dhe sinergjia civilo-ushtarake, ndërsa Shqipëria u rikonfirmua si partner i besueshëm dhe ndërtues konsensusi në rajon.
“Konferenca e 28-të të Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të Kartës së Adriatikut (SH.B.A.-A5) ku siguria, mbrojtja dhe sinergjia civilo-ushtarake ishin kryefjalë dhe Shqipëria u rikonfirmua partner i besueshëm dhe ndërtues konsensusi në rajon.
Një ditë e frytshme ku me partnerët tanë nënshkruam Deklaratën e Përbashkët që kërkon angazhime konkrete për investime në mbrojtje, modernizim të forcave, siguri kibernetike, stërvitje të përbashkëta, si dhe thekson përfshirjen e vendeve aspirante, siç është Kosova, në këtë nismë rajonale”, shkruan Vengu në një postim në Facebook.
Ai theksoi se Shqipëria mbetet e përkushtuar për stabilitet dhe bashkëpunim, duke folur edhe për rajonin dhe Kosovën.
“Kosova duhet të përfshihet plotësisht dhe formalisht si anëtare e këtij komuniteti”, është shprehur ai.
“U larguam sapo dëgjuam raportimet e para”/ Mbërrin në Mbret...
Osmani: Vendin në këtë situatë e sollën njerëz të papërgjegj...
Osmani: Sot ftohen liderët partiakë për konsultime për datën...
Osmani: Kam dekretuar shpërndarjen e Kuvendit, vendi shkon n...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë