Është publikuar tanimë vendi karantinë, në rast se koronavirusi do të përhapet në Shqipëri.
Ndonëse është diskutuar për disa vende që mund të shërbejnë si karantinë, ajo që tanimë dihet është, së shtëpia e pushimit e Ministrisë së Mbrojtjes që ndodhet mbrapa meje do të shërbejë si karantinë për personat, që do të vlerësohet se do të duhet të futen në karantinë .
Ndërkohe Ministrja Manastirliu tha se në skenarët që ekspertët kanë parashikuar, që me konfirmimin e rastit të parë, do të vihen ne dispozicion strukturat që fillojnë me spitalin Infektiv në QSUT, me një kapacitet 80 shtretërish dhe 109 punonjës të shëndetësisë. Ministrja thotë se janë përcaktuar bokset, dhomat e izolimit, është investuar në të gjitha linjat e oksigjenit në strukturën e Infektivit, për të bërë të mundur transformimin e këtij spitali, nëse do të kalonim në skenarët e tjerë, që do të ishin deri në 150 raste të prekura.
Ndërkohë autoritetet thonë se të gjithë ata që kthehen nga Italia në Shqipëri kryesisht nga zonat ku janë regjistruar persona të prekur nga Koronavirusi duhet të vet karantinohen edhe nëse në aeroport apo pikat kufitare nga vijnë janë kontrolluar dhe nuk kanë shfaqur asnjë simpotmë Coronavirusi ka një periudhë inkubacioni, pra kur nuk shfaq simptoma 14 deri në 28 ditë.
Miratohet nisma për lidhjen e Marrëveshjes Financiare Ushtar...
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni mbërrin në Arabinë Sa...
Kurti kthehet në Kuvend
Raportohet se një avion luftarak amerikan është rrëzuar mbi ...
Sveçla: Mërgata do ta rifitojë shtetësinë me vetëm një dokum...
Rama porosi kryetarëve të bashkive: Më shumë punë për pastri...