Kurti dhe Muja inaugurojnë objektin e ri të Ministrisë së Bujqësisë në veri

08:46 | 27 Prill 2026
E.G

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Bujqësisë, Armend Muja, kanë prerë shiritin e kuq në ceremoninë e hapjes së objektit të ri të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në veri të Mitrovicës.

Në këtë objekt të është vendosur Drejtoria Rajonale e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Drejtoria Rajonale e Agjencisë Pyjore të Kosovës, të cilat deri më tani kanë operuar në objekte me qira.