Policia e Elbasanit njofton se personi që tentoi që të rrëmbente Aurel Gumin ditën e premte Bexhet Mosmuca është arrestuar së bashku me gruan që kërcënoi familjarët e biznesmenit që të tërhiqte denoncimin.
Njoftimi i Policisë së Elbasanit
Në vijim të ngjarjes të ndodhur më datë 28.12.2018 në lagjen “Haxhias”, Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisaritain e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasit:
• B.M., 39 vjeç, banues në lagjen “Aqif Pasha”,pasi pas një konflikti të ndodhur midis shtetasit A.G., dhe B.M., (të njohur mes tyre, banues në Elbasan), ky i fundit e ka goditur me sende të forta dhe i ka marrë automjetin .
• F.C., 28 vjeçe , banuese në lagjen “Aqif Pasha” Elbasan, pasi dyshohet se u ka bërë presion familjarëve të dëmtuarit A.G, për të tërhequr kallzimin.
Gjatë kontrrollit të ushtruar nga forcat e Policisë, në banesën e shtetasit B.M., është gjetur dhe sekuestruar në cilësin e provës materiale një dozë lëndë narkotike e dyshuar heroinë.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale, “Vjedhje me dhunë” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” për shtetasin B.M., ndërsa për shtetasen F.C, për veprën penale “Kanosja për të mos kallëzuar” parashikuar nga neni 311 i Kodit Penal.
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...