Policia në Fier ka arrestuar një 43-vjeçar me qëllim të ekstradimit në Itali.
Sipas njoftimit të organeve të rendit, E.Z. alias R.Z., është i akuzuar si pjesëtar i një grupi kriminal që trafikonte lëndë narkotike, transmeton Klankosova.tv.
Pas arrestimit të tij, Policia finalizoi me sukses operacionin e koduar “Operacionalja 74”.
Vijojnë operacionet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.
Shtetasi shqiptar ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Cantalissetta, Itali, me vendimin e datës 01.09.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi në Itali.
Sot vazhdon gjykimi ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve të aku...
Moti sot në Kosovë
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...