Një sasi prej 32 kg kokainë është sekuestruar nga karabinierët në Itali dhe dy persona janë arrestuar, një 31-vjeçar shqiptar e një rumune, 30 vjeçe.
Ata janë ndaluar në lindje të Milanos teksa lëviznin me një makinë tip “BMW X5” me targa gjermane, raportojnë sot mediat lokale.
Makina është ndaluar nga agjentët dhe pas kontrollit në të, është gjetur e fshehur sasia e drogës me vlerë 3 milion euro në një hapësirë të krijuar enkas në mjet.
Çiftit (identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur) i janë sekuestruar edhe 1.400 euro që kishin me vete.
Shqiptari rezultonte me banim në komunën Romanengo, në provincën e Cremona-s, ndërsa rumunia në komunën Villorba, pjesë e provincës së Treviso-s.
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...