Kryeministri ka reaguar në lidhje me një lajm të publikuar në mediat britanike se në Shqipëri do të ngrihet një kamp refugjatës.
Drejtori i Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga ky lajm është i pavërtetë dhe se Shqipëria nuk do të bëjë detyrën e atyre që janë më të mëdhenj dhe më të pasur.
“Lajmi se Shqipëria do ngrejë një qendër azilantësh për llogari të palëve të treta është absolutisht i pavërtetë. Shqipëria hapi dyert për 4 mijë afganë e jemi krenarë për këtë. Ne bëjmë detyrat tona karshi traditës e fëmijëve tanë, jo detyrat e atyre që janë më të mëdhenj e më të pasur se ne”, thotë Fuga.
Sipas mediat britanike emigrantët e paligjshëm do të fluturojnë 1.500 kilometra në një qendër në det të hapur në Ballkan, ndërsa kërkesat e tyre janë duke u përpunuar. Nderkohe qe kërkesat e azilit në Mbretërinë e Bashkuar do të trajtohen, emigrantët do të qëndrojnë në Shqipëri.
Gazeta thekson me tej se zyrtarët në Londër dhe kryeqytetin shqiptar Tiranë thuhej se ishin afër arritjes së një marrëveshjeje për qendrën e përpunimit./shekulli/
Zelensky: ShBA do që Rusia dhe Ukraina t’i japin fund luftës...
“Benita, raportin me mua e ka pasur vetëm lojë”, deklaron Kl...
Nisin Lojërat Olimpike Dimërore
Trump: Bisedimet SHBA-Iran javën e ardhshme
Ligji i ri në Kroaci – Lehtësime të mëdha edhe për punëtorët...
Përfaqësimi i Kosovës në LO, Osmani: Jemi me ju – sot, nesër...