Një 32-vjeçar ka vdekur pasi u godit nga një kamion.
Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën “Kastriotët” në Tiranë.
Viktima raportohet se u godit nga kamioni derisa po e kalonte rrugën në vijat e bardha.
Abcnews.al raporton se viktima është Oligert Dika.
Po vazhdojnë hetimet lidhur me aksidentin tragjik.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 04.04.2023, në rrugën “Kastriotët”, shtetasi K. F., duke drejtuar automjetin tip kamion, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin O. D., 32 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Shpërthen te Real Madridi, Arda Guler refuzon t’ia jap dorën...
Arrestohet një arsimtar në Mamushë, dyshohet për keqtrajtim ...
Grenell për zgjedhjet e reja në Kosovë: Zoti po na përgatit ...
Deputetja e LVV: Kur LDK ia mbylli dyert, ne e bëmë Osmanin ...
Vijojnë bombardimet mbi Iran, shpërthime të fuqishme në aero...
Edi Rama uron 7 Marsin me mesazh nga Manastiri: Sa e fortë ë...