Kalaja e Gjirokastrës është një ndalesë e përhershme për vizitorët e qytetit të gurtë. Falë vlerave historike dhe arkitektonike që mbart kështjella, vizitorët vendas e të huaj e konsiderojnë monumentin më të preferuar për të qenë në listën e vendeve për t’u parë.
Statistikat e publikuara së fundmi nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër, flasin qartazi për këtë preferencë. Numri i vizitorëve në Kalanë e Gjirokastrës për muajin maj arriti në 31,665 vizitorë.
Krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë, kjo shifër rezulon 59% më e lartë, ose 11,751 vizitorë më shumë se gjatë të njëjtës periudhë në vitin 2023. Ndërsa krahasuar me muajin maj të vitit 2022 u regjistruan 21, 775 vizitorë më shumë.
Kalaja është simboli i qytetit të Gjirokastrës, i cili përmendet për herë të parë si qytet dhe kështjellë në vitin 1336. Megjithatë historianë të ndryshëm mendojnë së ekzistenca e Kalasë së gurtë është më e hershme. Kulmin e historisë së saj kjo kështjellë do ta kishte në periudhën e Pashallëkut të Janinës, kur Ali Pashë Tepelena do të realizonte një sërë ndërtimesh të reja apo ndërhyrje të tjera, duke i dhënë Kalasë së Gjirokastrës fizionominë arkitektonike dhe ndërtimore që ka sot.
Mjediset e Kalasë kanë shërbyer edhe për organizimin e koncerteve, spektakleve dhe panaireve të ndryshëm kulturorë. Kalaja e gurtë është edhe një prej pikave më tërheqëse në guidat e grupeve turistike vendase dhe të huaja që vizitojnë Gjirokastrën e mbrojtur nga UNESCO./atsh
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...