“Ata vazhdojnë të mos tregojnë respekt për familjen e Kacifas”. Kështu e nis media greke Protothema, e cila ka publikuar edhe intervistat ekskluzive të familjarëve të minoritarit grek Konstandinos Kacifas, shkrimin e radhës për 35-vjeçarin e vrarë nga RENEA.
Sipas medias greke autoritetet shqiptare po provokojnë përsëri, pasi “jo vetëm që refuzojnë të lejojnë familjen e Konstantinos Kacifas për ta varrosur të birin, por ata kanë ngritur akuza kundër tij”.
Protothema shkruan edhe për një thirrje për dëshmi të ish-bashkëshortes së Kacifas nga autoritetet shqiptare.
“Ata e panë të arsyeshme që të thërrisnin ish-bashkëshorten e Kaçifas për të dëshmuar në Tiranë. Gruaja e tij jeton me vajzën e tyre 13-vjeçare në Kretë. Duhet të theksohet se fillimisht autoritetet shqiptare kanë kërkuar nga familja e tij të nënshkruajë një dokument ku thuhet se nuk kanë pretendime nga shteti shqiptar lidhur me vdekjen e Kacifas. Kur familja refuzoi, ata çuan trupin e tij në Tiranë dhe prokurori shqiptar … ngriti akuza kundër të vdekurit”, shkruan media greke.
Ndërkohë në vijim theksohet se burime të Protothema kanë bërë me dije se “qeveria shqiptare ka frikë se funerali i Kacifas do të kthehet në një demonstratë të pakicës greke kundër autoriteteve shqiptare”./gsh/
Presidenca: Pretendimet për skemë apo plan të organizuar nga...
Hoxha: Bashkëpunim për avancimin e projektit evropian në Shq...
Policia ndëshkon shoferin në Prishtinë për shpejtësi, 400 eu...
FSK ndez flakadanin në kazermën “Adem Jashari” në përmbyllje...
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...