Rolex, pushime dhe makina luksoze. Është kjo jeta që bënte një i ri me origjinë shqiptare, por me banim në Sansepolcro të Italisë.
Mediat italiane raportojnë se i riu shqiptar është arrestuar dhe tashmë ndodhet nën masën e arrestit shtëpiak.
31-vjeçari shqiptar i arrestuar dy ditë më parë, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, akuzohet për trafik droge. Ai dyshohet se është një tregtar i madh i hashashit dhe kokainës në Valtiberina.
Tre persona të tjerë, që dyshohet se janë shpërndarës droge, janë arrestuar gjatë të njëjtit operacion që ra në pranga edhe shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.
Gjatë kontrollit të banesave të katër personave të arrestuar janë gjetur gjithsej 10 gr kokaine dhe 10 gr hashash.
Sipas hetuesve, biznesi i 31-vjeçarit shqiptar është shumë më i madh. Atij i janë sekuestruar më shumë se 10 mijë euro kesh dhe llogari bankare, një automjet tip Toyota dhe mjete teknologjike si iPad, apo Samsung Galaxy me vlerë mijëra euro.
Dyshohet se më herët, shqiptari ka shkatërruar disa makina të tjera luksoze si Audi dhe Alfa Romeo.
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj
Inteligjenca Artificiale ndihmon në identifikimin e gjurmëve...
Ja si ndikon pirja e ujit në tensionin e gjakut
Si ndihmon vitamina E në lëkurë dhe flokë?
Hapja e Lojërave Olimpike Dimërore, Rama: Flamuri kuqezi val...