“Jemi në Venezia”, por me vete kishin 6 mijë euro dhe kokainë

00:46 | 29 Mars 2017

Ai turi nuk ishte një udhëtim për qejf. Dhe as më pak e ligjshme.

Dy bashkëshortë shqiptarë 47 dhe 39 vjeç që kishin hyrë në Itali nga Franca u arrestuan nga policia italiane në Venezia. Ata u ndaluan në një postbllok dhe gjatë kontrollit iu gjet 400 gram kokainë, shkruan lapsi.al

Çifti udhëtonte në një makinë me targa italiane në emër të një shqiptari tjetër me precedentë penalë. Në portofolin e gruas u gjetën 6450 euro. Vlera e drogës së sekuestruar në treg i kap 40 mijë euro.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara