Përpara se kabineti i ri qeveritar të marrë votëbesimin e legjislativit dhe të miratohet programi qeverisës, parlamenti duhet të zhvillojë një seancë tjetër për të miratuar, me procedurë të përshpejtuar, ndryshimet në rregulloren e Kuvendit dhe strukturën e re të propozuar nga socialistët.
Siç Edi Rama e bëri publike në Asamblenë Kombëtare, parlamenti nuk do të ketë më 8, por 11 komisione të përhershme. Pjesë e ndryshimeve është edhe shkrirja e Komisionit për Çështjet Europiane, i cili në traditën parlamentare i lihej drejtimit të opozitës, në një komision të vetëm me atë të Jashtëm, që drejtohet nga mazhoranca.
Kryetari i sapozgjedhur i parlamentit i ka dërguar një ftesë kryetarëve të grupeve parlamentare për t’u takuar të hënën në orën 11:00 në zyrën e tij të re, për të dorëzuar propozimet e tyre për kryesinë e Byrosë së Kuvendit, sekretariatet e Kuvendit, përbërjen e Këshillit të Rregullores, mandatet dhe imunitetin, Këshillin për Legjislacionin dhe delegacionet e përhershme në organizatat ndërkombëtare.
Ende nuk ka një reagim për ftesën nga grupet parlamentare të opozitës, të cilat në seancën e votëbesimit të kryeparlamentarit jo vetëm që nuk morën pjesë në votim, por hodhën akuza inkriminuese ndaj tij.
Sa i takon ndryshimit të strukturës së komisioneve, të martën mazhoranca kërkon mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ku do të shqyrtohet propozimi për ndryshimin e rregullores, i cili është domosdoshmëri në këto kushte. Ndërkohë, ndarjen e drejtimit të komisioneve mes shumicës dhe opozitës, Edi Rama e bëri të enjten në Asamblenë Kombëtare.
Dokumenti i miratuar nga Këshilli, po të martën në orët e pasdites, socialistët propozojnë të votohet me procedurë të përshpejtuar në seancë plenare. Ndërsa seanca ku do të miratohen dekretet e presidentit për anëtarët e rinj të kabinetit qeveritar dhe programin e qeverisë Rama 4, është propozuar të zhvillohet të enjten, në një seancë maratonë që mund të zgjatë dy ditë./tvklan
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...
Shqipëria ndaloi 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani ...
Kurti: Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të...
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...
Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeve...