Kukësi është një ndër komunat e Shqipërisë ku shkalla e papunësisë është ndër nivelet më të larta krahasuar kjo edhe me numrin e popullsisë aktive për punë.
Në një kohë kur bizneset në Kukës ankohen se nuk kanë fuqi punëtore në zyrat e Agjencisë Kombëtare të Punësimit rezultojnë të regjistruar 4376 punëkërkues, shifër kjo që është shtuar me të paktën 200 punëkërkues të rinj në krahasuar me vitin 2021.
Sipas drejtuesit rajonal të zyrës së punësimit, nisur nga kjo situatë është arritur një marrëveshje e veçantë për të zbutur shkallën e lartë të papunësisë dhe për të shtyrë njerëzit të pranojnë vendet e punës që ofrohen nga bizneset.
Ndërkohë gjatë dy viteve të fundit në Kukës kanë shënuar rritje edhe numri i bizneseve me status pasiv, ku 128 prej tyre kanë mbyllur aktivitetin./A2/
Aeroporti i Vlorës/ Pacolli kërkon ndërhyrjen e Ballukut dhe...
Dy familje në Fushë Kosovë mbesin pa strehim pas vërshimeve,...
Bora fiton në Prizren
Dy këmbësorë të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë
Parashikimi i motit për ditët në vijim-Të hënën temperaturat...
Picula: Me këngë çetnike dhe “botën serbe”, Serbia mund ta h...