Një 30 vjeçar shqiptar iu arratis policisë italiane nga shtëpia e partneres së tij në Sesto San Giovanni vetëm me mbathje, por u arrestua në aeroportin e Barcelonës.
Mediat italiane bëjnë me dije se bëhet fjalë për 30 vjeçarin shqiptar Erjol Bode, i cili është dënuar me burgim prej 9 muajsh, ndërsa ndaj tij kishte një urdhër arrestimi evropian lëshuar nga prokurorët në Monza.
Ai u arrestua sapo mbërriti në Spanjë me qëllim për t’i shpëtuar drejtësisë italiane, duke krijuar një identitet të ri.
Hetimet ndaj tij nisën në gusht të vitit të shkuar për shfrytëzim prostitucioni në Monza të një 32 vjeçareje si dhe për dokumente të rreme.
Gjatë aksionit për arrestimin e tij në atë kohë, ai mundi të arratisej vetëm me të brendshme, ndërsa sulmoi policët që përfunduan në spital.
Policia gjeti edhe një 1 kg hashash, si dhe sende të tjera. Ai akuzohet për disa vepra penale.

Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Vodhi mjete pune e gjësende tjera, arrestohet 21-vjeçari në ...