Një shqiptar është arrestuar në Itali pas 15 vitesh në kërkim. Erjon Sejdiraj, shqiptari 37 vjeç, ishte shpallur në kërkim prej gushtit të vitit 2000, për akuzën e vrasjes së një prostitute ekuadoriane, Betty Yadira Ponce Ramirez.
Vajza u gjet e masakruar pranë lumit Po në Piancenza. Më pas shqiptari ishte larguar drejt Belgjikës. Një telefonatë që Erjoni u kishte bërë prindërve të tij në Itali ndihmoi në arrestimin e tij.
Shqiptari është arrestuar në një qytet të vogël në kufi me Francën dhe është në pritje të ekstradimit.
Për vrasjen u hetuan tre shqiptarë të cilët u dënuan me nga 23 deri në burg për jetë. Njëri prej tyre u arrestua në 2006, ndërsa dy të tjerë ishin në kërkim.
Mes 2 shqiptarëve në kërkim ishte Erjon Sejdiraj, një prej personave të konsideruar tepër të rrezikshëm.
Selin dhe DJ Gimbo festojnë 1 Qershorin me fëmijët dhe famil...
Dy javë para finales përjashtohet një konkurrent në Ferma VI...
Gjini: Këmba e ushtarit serb s’mund të shkelë në Kosovë deri...
Molliqaj: U vërtetua se vendit i mungon opozita
Kryeministrja socialdemokrat daneze fiton mandatin e tretë p...
Hamza nesër mban konferencë për media