Një makinë ka shpërthyer në flakë mbrëmjen e sotme në Korçë.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 4, ndërkohë që mjeti tip “Volkswagen Polo” është në pronësi të E.Th dhe ka qenë i parkuar.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një efekti në sistemin elektrik të mjetit.
Në njoftimin e policisë thuhet:
Më datë 30.11.2018, në orën 17:30, në lagjen nr 4, ka rënë zjarr në mjetin tip “Volkswagen Polo” të parkuar në rrugë, në pronësi të shtetases E.Th, i cili është djegur pjesërisht. Dyshohet se zjarri në mjet, mund të ketë rënë si pasojë e një defekti në sistemin elektrik. Po punohet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit.
Bllokohet puna në aeroportin e Vlorës
Gjendet i vdekur një burrë në Ulpianë të Prishtinës
Organizatori i protestës në Shkup, Ademi: Lejoni të hyjnë në...
E kryer, Jose Mourinho rikthehet në Madrid
Shpërthimi i Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos: OBS...
Studentët nga Shqipëria bllokohen në kufi, nuk u lejohet të ...