Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka marrë pjesë të mërkurën në panelin “Perspektiva Europiane e Ballkanit Perëndimor”, i cili u zhvillua në Aachen të Gjermanisë.
Gjatë fjalës së tij atje, Rama foli për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, i cili sipas tij është një prioritet për vendin e tij.
Ai tha se populli shqiptar është populli më pro-europian në Europë dhe shtoi se për Shqipërinë dielli lind nga Perëndimi.
“Nuk flas gjermanisht, shumë e vështirë për mua dhe jam mjaft i nderuar që të flas në këtë forum. Po ashtu është kënaqësi që të marrim një moment për të folur për një vend të Europës që pret të bëhet pjesë e BE-së, megjithëse është në qendër të Europës”.
“Ishim një Kore e Veriut në mes të Europës për shumë e shumë vite. Në të njëjtën kohë u bëmë i vetmi vend që pas rënies së komunizmit nuk kishte një parti komuniste dhe ende nuk e kemi një. As parti komuniste dhe as diçka të ngjashme me të. Izolimi ynë tejet i dhimbshëm na bëri që të jemi ai vend që sot të jetë vendi më pro-europian në Europë. Për ne të jesh pjesë e BE është aq thelbësore sa ishte për etërit themelues që nisën të ndërtonin BE-në”, tha Rama. /euronews.al
SHBA dhe Izraeli sulmojnë Iranin, Ministria e Jashtme thirrj...
PAMJE: SHBA-ja bombardon Iranin me një nga armët më të fuqis...
“Që nuk luajta pranë Cristiano Ronaldos”, Rodrygo flet për p...
ShBA dhe Izraeli zhvilluan muaj të tërë “planifikimesh të ng...
Trump për Iranin: Do ta shkatërrojmë industrinë e tyre të ra...
Irani sulmon me raketa balistike Emiratet e Bashkuara Arabe,...