Investimet e Huaja në Shqipëri arritën në vlerën 234 milionë euro

07:11 | 12 Shtator 2021

Investimet e Huaja Direkte (IHD) në Shqipëri arritën në vlerën 234 milionë euro, në tremujorin e dytë të këtij viti, bëri të ditur Banka e Shqipërisë.

Sipas të dhënave të BSH-së, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, IHD-të, u rritën në vlerën 3 milionë euro.

Në totalin e investimeve të huaja, kryesojnë fitimet e riinvestuara të ndërmarrjeve të huaja ekzistuese në Shqipëri, të cilat zënë më shumë se 50% të fluksit të përgjithshëm të investimeve të huaja për këtë periudhë.

Për gjysmën e parë të vitit, Shqipëria ka thithur Investime të Huaja Direkte në vlerën e 463 milionë eurove, në rritje me 0.65% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Për 3-mujorin e dytë të vitit 2021, investimet e huaja kryesojnë në industrinë nxjerrëse, sektorin bankar dhe financiar, pasuritë e paluajtshme etj. /ATSH/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara