Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se ende nuk ka një kuptim të plotë, as brenda Grupit Parlamentar e as brenda Partisë Socialiste, për sfidat dhe detyrimet që sjell procesi i negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Rama theksoi se integrimi i Shqipërisë në BE nënkupton përfshirjen në një treg shumë më të madh dhe më konkurrues, ku vendi do të përballet me sfida të mëdha, veçanërisht në sektorin e prodhimit. Ai bëri të ditur se me grupin negociator janë duke u diskutuar periudha tranzitore pas anëtarësimit, në mënyrë që vendi të ketë kohë të mjaftueshme për të përmbushur kriteret e nevojshme.
Sipas tij, beteja kryesore lidhet me sektorin e prodhimit ushqimor, ku Shqipëria aktualisht nuk i përmbush standardet e sigurisë ushqimore të Bashkimit Evropian. Për këtë arsye, Rama tha se po kërkohet një periudhë prej pesë vitesh pas anëtarësimit, për t’u dhënë mundësi prodhuesve, veçanërisht atyre në zonat rurale, që të përshtaten me standardet evropiane.
Kryeministri u shpreh se praktika e periudhave tranzitore është ndjekur edhe nga vende të tjera para Shqipërisë dhe se qeveria është besimplotë se do të sigurojë lehtësime në këtë drejtim./Arbresh.info/
Qeveria në detyrë mirëpret largimin e masave, kërkon hapa t...
Prokuroria Themelore në Gjakovë ngrit aktakuzë për kultivim ...
IPK heton pretendimet për keqtrajtim në Leposaviq, ankuesi d...
Drejtori i CIA-s zhvilloi takim dyorësh me udhëheqësen e re ...
Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj një ish-gardiane për krime lu...
Hamza takon shefen e Zyrës së Bankës Botërore për Kosovën, d...