Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”, të akredituar në Tiranë. Në fokus të diskutimeve ishte avancimi i procesit të integrimit të Shqipërisë dhe vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian.
Hasani shprehu falenderimet e tij për mbështetjen dhe angazhimin e vendeve të këtij formati në afrimin e rajonit me BE-në, duke nënvizuar se falë përpjekjeve të përbashkëta, Shqipëria arriti të hapë Grupkapitullin e Parë të negociatave të anëtarësimit – “Themeloret”. Sipas ministrit Hasani, kjo arritje është një rezultat i rëndësishëm i bashkëpunimit dhe mbështetjes së vazhdueshme të partnerëve ndërkombëtarë.
Ai nënvizoi rëndësinë e ruajtjes dhe forcimit të praktikave të komunikimit dhe bashkëpunimit të këtij formati dhe propozoi krijimin e mekanizmave të rinj, për diskutime të rregullta në nivel drejtorësh politikë, për të thelluar më tej bashkëpunimin dhe përpjekjet për integrimin e rajonit në BE.
“Shqipëria ka hyrë në një fazë të avancuar të procesit të anëtarësimit dhe është e nevojshme të ruhet ritmi dhe të shtohen përpjekjet për integrimin gradual, që nënkupton ndër të tjera edhe pjesëmarrjen graduale në formatet, mekanizmat dhe institucionet e Bashkimit Europian. Ky proces do të mundësojë një lidhje më të ngushtë dhe një linjëzim më të mirë të politikave të Shqipërisë me ato të BE-së” tha ministri Hasani.
Nga ana e përfaqësuesve të vendeve të formatit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor” u shpreh angazhimi për të ofruar mbështetje të vazhdueshme në realizimin e objektivit të përbashkët gjeostrategjik – integrimin e plotë të rajonit në Bashkimin Evropian. Ata vlerësuan rëndësinë e këtij formati dhe shprehën gatishmërinë për të kontribuar më tej në këtë proces.
Greqi, fermerët bien dakord për takim me kryeministrin Mitso...
“Ishte në mes edhe tradhtia”, Alba tregon gjithçka për bashk...
Sorensen takoi edhe komandantin e KFOR-it në vizitën e tij n...
Lushaku-Sadriu: Kushdo që ka ambicie për ta drejtuar LDK-në ...
Arrestohen dy shqiptarë për vjedhje makinash në Zvicër dhe I...
Aeroporti i Cyrihut me rekord udhëtarësh