Duke iu përgjigjur vullnetarisht nismës së Presidentit të Republikës Ilir Meta, të ndërmarrë së bashku me “Aleancën për Dhurimin e Gjakut”, nëpunësit e administratës së Institucionit dhe anëtarët e Kabinetit, zhvilluan sot seancën e radhës, duke dhuruar gjak në shenjë solidariteti njerëzor.
Në këtë seancë dhurimi gjaku morën pjesë edhe shumë qytetarë, të cilët me vullnetarizëm iu bashkuan thirrjes për të mbështetur këtë kauzë humane.
Presidenti Meta ka bërë të ditur se fushata e ndërgjegjësimit për këtë kauzë nuk do të ndalet por do vijojë në të gjitha qytetet e vendit për përmbushjen e qëllimit të saj qytetar dhe fisnik.
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...