Instituti i Statistikave (INSTAT) publikoi sot të dhënat për muajin Dhjetor, të cilat vulosin bilancin vjetor: 12,466,038 shtetas të huaj kanë vizituar Shqipërinë gjatë vitit që lamë pas.
Kjo shifër shënon një rritje vjetore prej 6.6% krahasuar me vitin 2024, duke dëshmuar se trendi rritës i Shqipërisë si destinacion turistik dhe tranzit nuk ishte i përkohshëm.
Dhjetori i festave sjell fluks të lartë
Muaji i fundit i vitit 2025 solli një gjallërim të ndjeshëm të lëvizjeve në pikat kufitare, ndikuar nga festat e fundvitit. Sipas INSTAT, vetëm në Dhjetor kanë hyrë në territorin shqiptar mbi 1.5 milionë persona (shtetas shqiptarë dhe të huaj së bashku), një rritje prej 7% krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë.
Ndikim të madh kanë pasur emigrantët që kthehen në atdhe. Numri i shtetasve shqiptarë që hynë në vend në Dhjetor arriti në mbi 844 mijë, duke shënuar një rritje prej 7.1%.
Evropa mbetet burimi kryesor i vizitorëve. Të dhënat tregojnë se 97% e të huajve që hynë në Shqipëri gjatë dhjetorit vijnë nga kontinenti evropian.
Evropa Jugore dominon me 85% të hyrjeve (kryesisht fqinjët dhe rajoni).
Bien në sy rritjet nga Evropa Perëndimore dhe ajo Veriore, që zënë respektivisht 6% dhe 4%.
Më shumë biznes dhe transit
Ndonëse turizmi personal dhe pushimet mbeten arsyeja kryesore e udhëtimeve (97% e rasteve), viti 2025 ka sjellë një sinjal pozitiv edhe për ekonominë. Hyrjet për qëllime biznesi dhe profesionale në Dhjetor u rritën me 13%, ndërsa udhëtarët tranzit shënuan një rritje të fortë prej 35.5%, duke rikonfirmuar pozicionin e Shqipërisë si një nyje lidhëse në Ballkan.
Me mbi 20 milionë hyrje totale (shqiptarë + të huaj) përgjatë gjithë vitit, infrastruktura kufitare dhe ajo turistike dëshmuan se kanë përballuar një fluks të lartë./atsh
Reuters raporton për arrestimet masive për vjedhjen e votave...
4 rregulla të mobilimit të shtëpisë që dizajnerët nuk i anas...
Limuzina e së ardhmes me frymëzim nga vitet 30
Inteligjenca Artificiale tani vjen në Paint dhe Notepad
Pozicioni i gabuar i dorës gjatë matjes së tensionit jep rez...
Shtëpia e Bardhë publikon fotografinë nga ceremonia e Bordit...