Ministrja e Financave dhe Ekonomisë në Shqipëri është infektuar me covid-19.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministrja Anila Denaj, më anë të një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se aktualisht është karantinuar.
Më tej Denaj ka dhënë edhe një mesazh për qytetarët duke thënë se duhet të zbatojnë rregullat e higjienës.
“Të dashur miq, Pas testimit për COVID 19, ju informoj se kam rezultuar pozitive. Aktualisht jam karantinuar, duke ndjekur udhëzimet e mjekëve për hapat e mëtejshëm dhe trajtimin gradual të sëmundjes.
Ju ftoj të gjithëve, të zbatojmë rregullat e higjienës dhe të mbajmë maskën duke ruajtur distancën sociale. Ju uroj shëndet të plotë!” shkruan Denaj.
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...