Ish ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, në një postim në rrjetet sociale ka reaguar pas lajmit të shpalljes së njërit prej dy vëllezërve mashtrues indian Konsull Nderi i Shqipërisë.
Ministri Bushati sqaron nuk është në përgjegjësinë e tij dhe Ministrisë së Jashtme të verifikojë pastërtinë e figurës.
“Sqarim në respekt të opinionit publik! Një prej rregullave më elementare të gazetarisë dhe informimit publik në një shoqëri demokratike është verifikimi i fakteve, rregullave dhe procedurave ligjore që udhëheqin një proces, për të cilin raportohet. Sikundër kontaktimi i institucioneve dhe personave të përmendur në lajm me qëllim informimin e paanshëm dhe zbardhjen e të vërtetës. Përsa kohë kjo nuk ka ndodhur me lajmin e publikuar në Top Channel, e ndjej për detyrë të informoj opinionin publik se procedurat për emërimin e konsujve të nderit janë të përcaktuara qartë në Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike. Në çdo rast janë agjencitë e specializuara të vendit propozues dhe atij pritës që kryejnë verifikimin e pastërtisë së personit. Mjafton hulumtimi i dokumentacionit për këtë rast për të kuptuar se është zbatuar në menyrë rigoroze procedura”,-shkruan Bushati.
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar