Pak pas orës 20:00 të së enjtes një 50-vjeçar është plagosur me armë zjarri në zonën e Valias në Kamëz.
Policia e kryeqytetit bën me dije se rreth orës 20:07, në Valias të Kamzës është plagosur me armë zjarri në rrethana ende të pa qarta shtetasi E. B., 50 vjeç.
Mësohet se 50-vjeçari aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Nga forcat blu po bëhet e ditur se po bëhet krehja e zonës, territorit përreth, si dhe janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe hyrje- daljet e kryeqytetit, për kapjen e autorit, shkruan top channel.
Begaj në Kuvendin e Kosovës përmend ish-krerët e UÇK-së në H...
Ekranet gjigante në Times Square të Nju Jorkut shfaqin flamu...
Meta uron nga qelia Pavarësinë e Kosovës: Qëndron krenare si...
Osmani: Pavarësia e Kosovës u fitua me mund, gjak, sakrificë...
“E dashur Kosovë, urime Dita e Pavarësisë” – Ministria e Jas...
Policia e Shtetit uron Policinë e Kosovës, me rastin e 18-vj...