Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani e përfundoi vizitën e punës me inagurimin e ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Ukrainë, ku mori pjesë edhe ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha.
Ministri Hasani theksoi se kjo ambasadë është jo vetëm një urë për bashkëpunimin afatgjatë midis dy vendeve, por edhe si një dëshmi për qëndrueshmërinë dhe angazhimin e përbashkët për një të ardhme në paqe e progres dhe të një Evrope të bashkuar, të fortë dhe të begatë.
“Përfundova vizitën time në Kiev, duke patur nderin të inauguroj ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Ukrainë , përkrah kolegut tim Andrii Sybiha.
E hapur gjatë agresionit të vazhdueshëm rus kundër Ukrainës dhe e dëmtuar nga sulmet e fundit me raketa ruse, ambasada qëndron jo vetëm si një urë për bashkëpunimin afatgjatë midis vendeve tona, por edhe si një dëshmi për qëndrueshmërinë tonë dhe angazhimin e përbashkët për një të ardhme në paqe e progres dhe të një Evrope të bashkuar, të fortë dhe të begatë”, shkroi Hasani./Arbresh.info
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...